Panathinaikos ka fituar sërish me përmbysje, kësaj here ndaj Makabit Tel Avivit 93-87 nën një atmosferë të tensionuar në Oaka Arena të Athinës , në ndeshjen hapëse të javës së 9-të në Euroligë. Takimi nisi me një shkëputje të lehtë nga Makabi ku diferenca më e thellë arrin në periodën e dytë, deri në 12 pikë.
Sa herë skuadra izralite depërtonte, arrinte të shënonte dhe trajneri turk i Panathinaikos pranoi në fund të pjesës së parë që mbrotja nuk po jepte rezultat. Ataman provoi disa formacione të ndryshme në pjesën e dytë, por së pari pas pushimit skuadra helene ndryshoi sjelljen në fushë.
Ishin më agresivë dhe më të gatshëm. Tensionet u rritën teksa në periodën e tretë gjyqtari e ndëshkoi 3 here Panathinaikos me faull teknik, duke përfshirë edhe trajnerin. Perioda e katërt ishte e fortë në të dy krahët me Sorkin për Makabin që e mbylli me 21 pike dhe për të gjelbërit, Nunn, Lesort dhe sidomos Cedi Osman që shënoi 10 pikë në minutat e fundit dhe Hernan Gomez që shënoi dhe trepikëshin që e vulosi fitoren në sekondat e fundit.
Në këtë sfidë Panathinaikos ishte në disavantazh për 36 minuta me radhë dhe mori për herë të parë udhëheqjen me Grant në 4 minutat e fundit. Me këtë fitore Panathinaikos ngjitet në vend të 4-ët, ndërsa Makabi qëndron në vend të 14-të. Kjo ndeshje nisi javën maratonë në RTSH me 4 ditë radhazi trasmetim drejtpërdrejt.