Parisi në basketboll ka fituar me Partizanin e Beogradit 74-71, ndeshje e vlefshme për javën e 8 në Euroligë. Ndeshja nisi me skuadrën franceze që krijoi menjëherë një avantazh me 9 pikë 19-10 e më tej Partizani arriti ta barazonte. I njëjti avantazh u krijua edhe në periodën e dytë dhe sërish skuadra serbe e barazoi.
Pjesa e parë u mbyll 37-35 me një ekulibër të mirë që më tepër ishte falë gjuajtjeve të sakta pas kundërsulmeve të të dyja palëve.
Perioda e tretë nis ndryshe, me shumë gjuajtje për tri pikë dhe më tepër lojë një me një. Në pjesën më të madhe skuadra mbrojnë zonë dhe kjo i detyron të ndryshojnë planin e sulmit.
Partizani del në avantazh për herë të parë në periodën e tretë por Parisi nuk ndalet. Ndeshja në fund ndahet tek detajet e vogla.
Partizani ka një mundësi të fundit me Ntilikinen, por francezi gabon trepikëshin ndërsa në sekondën e fundit e provon edhe Lundberg por sërish nuk shënon dhe Parisi arrin të fitojë duke u ngjitur në vend të 6-të, ndërsa Partizani zbret në vend të 16. Kjo ndeshje erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH sport.