RTSH Sport Live

Europa League: barazim për Arsenalin e Union Berlin, fiton Leverkusen

  • 09/03/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League: barazim për Arsenalin e Union Berlin, fiton Leverkusen
Topçinjtë nuk shkojnë përtej 2-2 në Lisbonë. Xabi Alonso triumfon 2-0 me Ferencvaros

Ndeshja e parë e fazës së 16-shes në Europa League mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit përfundoi në barazim 2-2. Skenar i qartë menjëherë, me anglezët që menaxhojnë topin dhe portugezët gati për të nisur kundërsulmin. Rasti i parë ishte për vendasit me Pedro Gonçalves, por ishte sulmuesi luzitan ai që humbi nga sytë Saliba në një goditje nga këndi në minutën e 22-të, duke i dhënë mundësinë Topçinjve të kalojnë në epërsi.

Kalojnë pak minuta dhe Zinchenko gati dyfishon me një goditje të fuqishme. Gjithsesi, portugezët arritën të vendosin barazpeshën në minutën e 34-ët me anë të Goncalo Inacio. Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 55-të është Paulinho që u jep avantazhin vendasve, por një autogol i Morita në minutën e 62-të vulos rezultatin përfundimtarë 2-2.

Barazimi dhe spektakël mes Union Berlin dhe Royale Union Saint-Gilloise: përfundon 3-3. Atmosferë rrënqethëse, me gjermanët që bëjnë menjëherë lojën. Megjithatë, në minutën e 28-të, miqtë kaluan në avantazh me Boniface, ndërsa berlinezët barazuan me Juranovic në minutën e 42-të.  I njëjti skenar dhe në pjesën e dytë, belgët kaluan përsëri në avantazh me Vertessen 58’, ndërsa vendasit barazuan me Knoche 69’ me penallti. Edhe njëherë Boniface 72’, për të marrë përgjigjen e Michel 89’ duke sigluar barazimin 3-3.

Gjithçka e lehtë për Bayer Leverkusen, që fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Ferencvaros. Një ndryshim teknik mjaft evident mes dy skuadrave që në minutat e para, aq sa gjermanëve u duhen vetëm nëntë për ta zhbllokuar falë goditjes së Demirbay. Formacioni i Xabi Alonso ka topin dhe ul ritmin e lojës. Në pjesën e dytë hungarezët u rritën dhe goditën traversën me Zachariassen. Leverkusen i reziston sulmeve të Ferencvaros dhe ngre qendrën e gravitetit në kërkim të një dyfishimi, gjë që është thelbësore për ndeshjen e dytë. Goli mbërrin në kohë në minutën e 86-të: një goditje dënimi ga Hlozek që godet shtyllën, topi kthehet në qendër të zonës ku Tapsoba nuk gabon në tentativën për të dërguar topin në rrjetë. Përfundon 2-0 për Leverkusen, një fitore thelbësore për djemtë e Xabi Alonso në funksion të rikthimit në Budapest.