RTSH Sport Live

Europa League, spikat dueli Roma-Leverkusen

  • 01/05/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Europa League, spikat dueli Roma-Leverkusen
Takimi tjetër gjysmëfinal është përballja Olimpik Marsejë-Atalanta

Takimet e para gjysmëfinale të kompeticionit të Europa League do të luhet të enjten në orën 21:00. Roma, e cila eliminoi Milanin në çerekfinale do të pres në “Olimiko” Bajer Leverkusen, ekipin e vëtëm në Evropë i pa mposhtur. Sfida tjetër gjysmëfinale do të jetë Marsejë-Atalanta me italianët favoritë për të kaluar në finale.

Të enjtën në mbrëmje në orën 21:00 rikthehen emocionet e Europa League. Në takimet e para gjysmëfinale të kompeticionin e dytë për nga rëndësia në futbollin europian 4 skuadra do të kërkojë një vend për në finalen e Dublinit. Roma do të pres në stadiumin Olimpik, Bajern Leverkusen. Italianët janë ringjallur me ardhjen e trajnerint Daniele De Rosi dhe në fushën e tyre do të synojnë të hipotekojnë një rezultat pozitiv kundër gjermanëve.

Aspirinat janë ekipi më simpatik këtë sezon në sferën e futbollit europian pasi vijiojnë të jenë ekipi që nuk ka njohur ende humbje në të gjitha kompeticionet. Të besuarit e Alonsos, pasi siguruan titullin e Bundesligës për herë të parë në histori dhe kanë prerë një bilet në Kupën e Gjermanisë, do të bëjnë gjithçka për të fituar tripletën këtë sezon.

Në Olimpiko pritet një duel spektakolar me dy skuadra që implemnetojnë futboll të hapur. Në njërën anë do të jenë Pelegrini, Dibala dhe Lukaku, ndërsa në krahun tjetër Virts, Bonifeis e Patrik Shik. Një shfaqe e bukur europiane pritet të prodhohet edhe në duelin mes Marsejës dhe Atalantës. Në Velodrom francezët do mundohen të japin gjithçka për të shpëtuar sezonin.

Në ligë skuadra e drejtuar nga Gaset pozicionohet në vendin e 7 jashtë zonës europiane dhe të gjithë forcat do t’i përqendrojë në Europa League. Përballë do kenë Atalantën, skuadrën favorite për të ngritur lart trofeun pas eliminimit që i shkaktuan Liverpulit. Begamaskët e Berat Gjimshitit kanë treguar vitet e fundit progres në kompeticionet europine dhe janë gati për hapin e madh në historinë e tyre.