RTSH Sport Live

Europiani, “mallkimi” i vendit pritës

  • 12/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Europiani, “mallkimi” i vendit pritës
Uembli, me të njëjtin fat, si stadiumet e tjera

Stadiumi Wembley i shtohet, listës së atyre të mëparshmëve, të cilët kanë qenë mikpritës të finaleve të Kampionateve Europiane. Pra mallkimi që vendet pritëse të veprimtarisë më madhore kontinentale, në rang kombëtareje, nuk e fitojnë asnjëherë titullin Kampion Europe, nuk u prish edhe këtë radhë. Anglia, skuadra me lojtarët më të superpaguar, që i luajtur ndeshjet e saj, në stadiumin Wembley dhe me praninë e tifozëve të vet, nuk arriti të mundë Italinë në finalen e Euro 2020, dhe të sjellë në shtëpi trofeun aq të shumëpritur, që i mungon prej 55 vitesh.

Në gjashtëmbëdhjetë edicionet e zhvilluara të Kampionateve Europiane, vetëm tre herë ka fituar skuadra e vendit pritës të veprimtarisë. Ka qenë Spanja në 1964, Italia në 1968, dhe, e fundit, Franca në 1984. Të tre skuadrat e vendeve pritëse të Europianëve kanë fituar trofeun. Që  atëherë dhe pas nëntë Kupave Europiane të luajtura, asnjë vend mikpritës nuk e ka fituar kupën.

Ndërkohë që në Portugali 2004, në Francë 2016 dhe në Euro 2020, ekipi i vendit organizator ka arritur të paktën në finale. Në 2004, ekipi portugez u mund nga Greqia. Në Francë, ekipi vendas u mund nga Portugalia në kohën shtesë, dhe të dielën e 11 korrikur, Anglia vendase u mund nga Italia me 11-metërsha, pasi 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 1-1.