RTSH Sport Live

Evertoni i Brojës luan ndeshjen e parë në stadiumin e ri, por golin e parë e shënon një tifoz i Liverpulit

  • 18/02/2025
  • |
  • Angli
Evertoni i Brojës luan ndeshjen e parë në stadiumin e ri, por golin e parë e shënon një tifoz i Liverpulit

Evertoni është larguar nga “Goodison Park” duke lënë pas shumë kujtime dhe është projektuar nga e ardhmja. Ditën e djeshme ekipi i moshave deri në 18-vjeç i Everton luajti një ndeshje miqësore përballë bashkëmoshatarëve të Uiganit.

Në stadiumin e ri “Bramley Moore Dock” ishin të pranishëm rreth 10.000 mijë tifozë, të cilët ishin më fat që gjetën një biletë për të hyrë në këtë takim të parë historik në këtë impiant modern, i cili ka kushuar plot 750 milionë stërlina.

Ndeshja nuk ishte aspak pozitive pasi Uigan fitoi 2-1 ndërsa autori i golit të parë ishte Harrison Rimer, i cili festoi në mënyrën e tij. Ai është një tifoz i Livepul dhe nuk humbi rastin për të festuar në stadiumin e ri të rivalëve të ekipit të zemrës.

Sipas specialistëve të klubit impianti i ri do të ketë një impakt të fortë në qytetin e Liverpulit pasi do të krijojë 15.000 vende të reja pune si dhe pritet që të tërheqë diku rreth 1.4 mln vizitorë në vit.