Të gjithë pasardhësit e Sër Aleks Ferguson kanë bërë më mirë se Ruben Amorim pas 14 takimeve të para në stolin e “Djajve të kuq”. Vendi i 15-të në Premier Ligë është një tregues i fortë për vështirësitë që ka hasur tekniku portugez në “Old Trafford”.
Statistikat tregojnë se Amorim, edhe pse mbërriti në Angli me shumë pompozitet, nuk ka dhënë atë që pritej pasi në 14 takimet e para ka grumbulluar vetëm 14 pikë pra mesatarisht një pikë për 90’. Me këtë ritëm Junajtid është kthyer në një ekip që synon mbijetesën...
Pasardhësit e Sër Aleks Ferguson pas 14 ndeshjeve të para:
- Solskjaer - 35 pikë
- Rangnik - 26 pikë
- Ten Hag - 26 pikë
- Van Gal - 25 pikë
- Mojes - 22 pikë
- Mourinjo - 21 pikë
- Amorim - 14 pikë