RTSH Sport Live

FA Cup: City fluturon në finale, Bernardo Silva eliminon Chelsea-n

  • 20/04/2024
  • |
  • Angli
FA Cup: City fluturon në finale, Bernardo Silva eliminon Chelsea-n
Skuadra e Guardiolës triumfoi 1-0 në gjysmëfinale falë golit të portugezit

Manchester City ngre kokën pasi u eliminua nga Champions League nga Real Madridi, duke siguruar finalen e FA Cup pas triumfit 1-0 në gjysmëfinale ndaj Chelseat. Ndeshje e vështirë për Qytetarët, të cilët vuajtën nga kundërsulmet e bluve.

Hyrja e Dokut në pjesën e dytë ndryshoi ndeshjen dhe në minutën e 84-të kampionët në fuqi avancuan falë finalizimit të Bernardo Silvës. City do të përballet në finale me me fituesin e Coventry-Manchester United.