RTSH Sport Live

Fati i Tuchel nuk ndryshon: Ka një marrëveshje dhe ajo mbetet e vlefshme

  • 19/04/2024
  • |
  • Gjermani
Fati i Tuchel nuk ndryshon: Ka një marrëveshje dhe ajo mbetet e vlefshme
Trajneri aktual i Bayern, i vendosur, i qëndron besnik marrëveshjes me klubin

Dukej se Julian Nagelsmann ishte kandidati kryesor për pankinën e Bayern vitin e ardhshëm, por sot DFB (Shoqata Gjermane e Futbollit) njoftoi rinovimin e kontratës së trajnerit deri në Kupën e Botës 2026 Njoftimi zyrtar mbërriti vetëm pak orë më parë, para Thomas Tuchel, trajneri aktual i bavarezëve, doli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen kundër Union Berlin.

Tuchel u pyet nëse pas arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ekziston mundësia që të mbetet në stolin e Bayern. Një skenar, megjithatë, i mohuar kategorikisht nga ish-trajneri i Chelsea dhe Paris Saint-Germain: "Kam një marrëveshje me klubin. Është komunikuar edhe publikisht dhe mbetet e vlefshme".