RTSH Sport Live

Nuk ka Bayern për Rangnick, trajneri zgjedh Austrinë

  • 02/05/2024
  • |
  • Gjermani
Nuk ka Bayern për Rangnick, trajneri zgjedh Austrinë

Tashmë është zyrtare: Ralf Rangnick do të vazhdojë të jetë trajner i Austrisë edhe pas Kampionatit Evropian.

Federata austriake bëri të ditur: "Ralf Rangnick ka marrë vendimin e tij! 65-vjeçari do të mbetet trajner i kombëtares austriake edhe pas Kampionatit Evropian 2024".

Bie përfundimisht mundësia që Rangnick të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut. Klubi bavarez shihte 65-vjeçarin si pasardhësin e Tuchel, që do të largohet nga rekordmenët e Gjermanisë në përfundim të sezonit.