RTSH Sport Live

Fenerbahçe këmbëngul për Brojën, sulmuesi shqiptar drejt Stambollit

  • 12/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Fenerbahçe këmbëngul për Brojën, sulmuesi shqiptar drejt Stambollit

Duket se karriera e sulmuesit të kombëtares Armando Broja do të vazhdojë në Turqi, tek skuadra e Fenerbahçe. Tashmë është e përditshmja “Fanatik”, që shkruan se 22-vjeçari shqiptar është një nga të preferuarit e trajnerit Mourinho për repartin e avancuar.

Qendërsulmuesi shqiptar i Chelsea është shumë i njohur për fizikun dhe aftësinë e tij në ajër; londinezët, pasi e huazuan disa herë (së fundmi te Fulham), duken të vendosur ta shesin lojtarin, duke qenë se ai do të gjente pak hapësirë ​​te skuadra e Mareskës.

Bisedimet mes klubeve janë në fazë të avancuar dhe në ditët në vijim mund të arrihet marrëveshja. Për Brojën kanë shfaqur interes edhe shumë skuadra të tjera, ku spikat Milani.