RTSH Sport Live

Ferrari kapërcen kufirin e 10 mijë pikëve

  • 12/09/2022
  • |
  • Formula 1
Ferrari kapërcen kufirin e 10 mijë pikëve
Përtej zhgënjimit në Çmimit të Madh të Italisë, skuadra vendase rishkroi historinë

Gara e shtëpisë nuk shkoi siç ishte shpresuar për “Ferrari”-n të dielën, pasi Sharl Lëklerk u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, pas “Red Bull”-it të Maks Verstapenit në Çmimin e Madh të Italisë. Por skuadra e “Kokëkuqeve” ia doli, sidoqoftë, që në jubileun e 75-të pistën e Monzës, që ishte edhe edhe gara e 16-të e këtij sezoni, të regjistronte disa shifra interesante. Kështu, “Ferrari” u bë të dielën skuadra e parë në historinë e Formulës 1, që kapërcen kufirin e 10,000 pikëve të grumbulluara në garën ekipore.

Ndërkohë, përtej vendit të dytë të Lëklerkut, i cili sidoqoftë siguroi në dy gara radhazi vendin në podium për herë të parë që nga 3 garat e para të këtij viti, Karlos Sainz mori vendin e 4-t për “Ferrari”-n edhe pse e pati nisur atë nga vendi i 18-të. Sa u përket statistikave të tjera, ajo e së dielës ishte gara e 12-të që është mbyllur nën regjimin e saj e makinës së sigurisë, teksa para saj kishte ndodhur në Belgjikë në 2021-n dhe në Bahrein në 2020-ën.

Maks Verstapeni korri një tjetër fitore duke u nisur nga vendi i 7-të i ndryshëm këtë sezon, duke thyer rekordin që pati vendosur vetë në Spa. Fitorja e 11-të e këtij sezoni e kapërcen kështu numrin e përgjithshëm të fitoreve të tij në 2021-shin, teksa kanë mbetur edhe 6 gara nga sezoni aktual, ndërsa ishte e 5-ta radhazi për holandezin, që përbën edhe vazhdën më të gjatë të fitoreve në karrierën e tij.

Për më tepër, Monza ishte e vetmja pistë në të cilën Verstapeni nuk ishte ngjitur kurrë në podium, ashtu sikundër kishte ndodhur edhe skuadrën e tij, “Red Bull”-in në epokën e motorit hibrid. Përtej të gjitha këtyre shifrave qëndron fakti se Maks Verstapeni mund ta mbyllë çështjen e titullit që në garën e radhës, atë të Singaporit.