Një ditë e turbullt e diela për pilotin e Ferrarit, Carlos Sainz, i cili pasi u ngjit në shkallën e tretë të podiumit në Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1, ishte gjithashtu një protagonist jashtë pistës përkundër vetvetes. Në fakt, sapo mbaroi gara në Monza, spanjolli shkoi në Milano për të darkuar dhe më pas për të pushuar në hotel, por mbeti viktimë e një tentative grabitjeje nga tre persona. Sainz i ndoqi hajdutët, të cilët më pas u arrestuan menjëherë nga policia.
"Siç e dinë tashmë shumë prej jush, patëm një episod të hidhur dje në Milano. Më e rëndësishmja është se të gjithë jemi mirë dhe se kjo do të mbahet mend vetëm si një histori fatkeqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që na ndihmuan dje, faleminderit policia e Milanos për reagimin shumë të shpejtë dhe faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja”. Kjo është deklaratat e pilotit të Ferrarit, Carlos Sainz, i cili ka dashur të qetësojë të gjithë fansat pas tentativës për grabitje të pësuar mbrëmjen e djeshme në Milano.