Edhe pak orë dhe kampionati F1 i vitit 2023 do të nisë zyrtarisht në Bahrein. Orë drithërimash edhe për Frederic Vasseur, i cili pritet të debutojë si drejtor i ekipit të Ferrarit në një fundjavë gare: "E kam përjetuar shumë herë këtë moment në karrierën time, por duhet të pranoj se këtë herë është vërtet e veçantë. E ndjej pasionin jo vetëm nga të gjithë në Maranello, por edhe tifozët, dhe mua më mjaftuan dy muaj që të infektohesha nga ky entuziazëm pasionant. Mezi presim të fillojmë sezonin”.
Ekziston edhe një kuriozitet i madh për të parë SF-23 në punë, pas testeve të javës së kaluar që përfshinin Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. "Testet shkuan mirë dhe tri ditët e javës së kaluar treguan se makina po jep indikacionet që prisnim. Tani duhet të perfeksionojmë konfigurimin për të përfituar sa më shumë nga SF-23 - nënvizoi Vasseur -. Një gjë është e qartë: ky është kampionati me më shumë gara se çdo herë, kështu që sido që të jetë rezultati i të dielës së parë, titulli nuk do të fitohet dhe as humbet në Bahrein”.
“Ne e njohim mirë pistën, ne e dimë megjithatë se temperaturat shumë të ndryshueshme të ajrit dhe asfaltit, kushtet e ndryshueshme të erës dhe gomat e reja Pirelli do ta bëjnë të vështirë vendosjen e makinës në maksimumin e saj. Por si Carlos ashtu edhe Charles mblodhën shumë të dhëna gjatë tri ditëve të testimit. Pres një ekip të përgatitur mirë për një fundjavë solide”, përfundoi Vasseur.