Asnjë lojtar i Serisë A nuk është në mesin e kandidatëve si lojtari më i mirë për për vitin 2024 të dhënë nga FIFA. As Lautaro Martinez që fitoi kampionatin e fundit italian me Interin, duke e tërhequr më pas edhe Argjentinën drejt fitores në Kupën e Amerikës në verë. Një vendim, ai i federatës ndërkombëtare, që ka acaruar klubin zikaltër. Presidenti Marotta deklaroi: "Lautaro meriton më shumë respekt”.
“Fakti që Lautaro Martinez nuk u përzgjodh pas një sezoni të jashtëzakonshëm është befasues dhe zhgënjyes. Paraqitjet e jashtëzakonshme kontribuan për ta dërguar Interin drejt një objektivi historik dhe kombëtaren e Argjentinës drejt suksesit në Copa America dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut. Lautaro meriton më shumë respekt”.