Botërori i Klubeve ka detyruar FIFA-n që të krijojë një tjetër hapësirë ku klubet e ndryshme të bëjnë ndërhyrje në merkato.
Mësohet se sesioni i tretë i tranferimit të lojtarëve do të jetë 1-10 qershor ndërsa me 15 të po të njëjtit muaj pritet nisja e eventit të shumë pritur.
Sipas FIFA kjo datë duhet që të miratohet nga secila Federatë dhe vetëm pas pas këtij miratimi klubet e vendeve përkatëse do të mund të shesin dhe blejnë lojtarë.
Nëse Federatat përkatëse nuk e miratojnë këtë dritare transferimesh atëherë klubet e tyre vetëm mund të shesin lojtarë.