Shpenzime të çmendura për Fenerbahcen e José Mourinhos priten në janar, nisur nga momenti i vështirë i përjetuar nga skuadra e tij. Siç raportohet nga Mundo Deportivo, trajneri portugez ka një ëndërr, të sjellë Kevin De Bruyne në Turqi. Një marrëveshje e komplikuar, pavarësisht se kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni dhe për këtë arsye është në kërkim të një ekipi të ri.
Mario Branco, drejtori sportiv i Fenerbahçes, ka nisur tashmë kontaktet e para me drejtuesit e City-t dhe me agjentin e De Bruyne. Lojtari, 33 vjeç, është një nga shtyllat e skuadrës angleze, por Mourinho synon një “grusht shteti” që mund të revolucionarizojë skuadrën turke.