Manchester City ka harruar të fitojë dhe vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Djemtë e Guardiolës kanë barazuar 1-1 në shtëpi përballë Evertonit në sfidën hapëse të javës së 18-të të Premier Ligës.
Ndeshja e 4-t pa fitore për “qytetarët” (2 pikë të grumbulluara) që kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe tashmë janë në krizë të plotë rezultatesh.
Evertoni i Brojës ndal kampionët në fuqi të Anglisë dhe merr një tjetër rezultat pozitiv në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka luajtur 25 minuta (bashkë me shtesën) në këtë transfertë, pasi është aktivizuar në minutën e 70-të të takimit.
Silva kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Evertoni barazoi në përfundim të pjesës së parë. Vlen për tu theksuar se Haland ka humbur një 11-metërsh për Sitin në pjesën e dytë.