RTSH Sport Live

Finalja e Kupës së Shqipërisë, nis shitja e biletave

  • 29/04/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Finalja e Kupës së Shqipërisë, nis shitja e biletave
Finalja Kukësi-Egnatia do të luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia, që do të luhet më 14 maj  në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” ose në biletarinë online.