Në ndeshjen e javës së 22-të të Serisë A, Fiorentina mundi 2-1 Lazion dhe ngjitet në vendin e gjashtë, -2 pas bardhekaltërve dhe -1 pas Juventusit (të dyja me një ndeshje më shumë).
Violët, në një moment aspak të mirë(vetëm 2 pikë në 6 ndeshjet e fundit), arritën të befasojnë duke shënuar dy gola brenda gjashtë minutash me Adli 11’ dhe Beltran 17’.
Në pjesën e dytë vendasit u zgjuan dhe loja u zhvillua vetëm në një portë, por De Gea u mposht vetëm nga një goditje me kokë e Marusic në minutën e 92-të, i asistuar nga Hysaj. Malazezi në minutën e 95-të ishte shumë afër të shënonte një dopietë, por De Gea bëri një ndërhyrje vendimtare. Në minutën e 98-të, një shtyllë e bujshme nga Pedro.