Bajerni i Mynihut ka lajmëruar ditën e sotme se tifozi që u shoqërua mbrëmë për në spital nuk ka mundur që të mbijetojë.
Sipas njoftimit të klubit mësohet se tifozi ka pësuar disa herë infarkt në shkallët e stadiumit ku edhe mori ndihmën e parë nga një grup mjekësh.
Pas ndërhyrjes së parë tifozi u shoqërua drejt spitalit, por rrugës nuk ia doli. Ky ishte edhe motivi që “Allianz Arena” ishte i heshtur mbrëmë. Në filim tifozët mbajtën qetësi për ti dhënë mundësi mjekëve të jepnin ndihmën e parë të qetë, por më pas kur morën se pacienti ishte në gjendje të rëndë vendosën që të shikonin duelin kundër Benfikës në qetësi në shenjë respekti.