Mediet gjermane kanë bërë me dije se tifozi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak gjatë ndeshjes mes Bajernit dhe Benfikës, ishte Romain Jean.
66-vjeçari nuk mundi të mbijetonte edhe pse mori ndihmën e shpejtë në shkallët e “Allianz Arena”. Ai ndërroi jetë teksa mjekët po e transportonin për në spital duke shkaktuar një klimë të pabesueshme në stadimin bavarez ku tifozët në nder të tij mbajtën qetësi deri në fund të ndeshjes.
Romain Jean njihet nga bota e këtij sporti pasi prej 2006-ës deri më 2012-ën ka shërbyer si komisar teknik i Kombërtares së fermave të Luksenburgut.