RTSH Sport Live

Flamurtari, fitore me një pikë

  • 18/11/2023
  • |
  • Basketboll
Flamurtari, fitore me një pikë
Partizani dorëzohet në sulmin e fundit dhe humbet 62-63 ndaj vlonjateve

Flamurtari ka fituar vetëm me një pikë ndaj Partizanit në ndeshjen e luajtur të shtunën pasdite në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Sulmi i fundit i humbur nga Partizani dhe në përfundim, 62-63 për vlonjatet. 18-16 perioda e parë për Partizanin. Kundërpërgjigjet Flamurtari, që fiton periodën e dytë 18-19 dhe Partizani në pushim ka kryesuar 36-35.

14-14 e treta, kurse në total 50-49. E fundit ka shërbyer për t’i vënë vulën suksesit të Flamurtarit, 12-14 dhe përfundimisht 62-63. Kështu basketbolli shqiptar ul siparin e javës e gjashtë meshkuj dhe femra.