Flamurtari – Korabi. Kjo do të jetë finalja e Play-off të Kategorisë së Parë, atje ku më pas fituesja do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superiore për të shpresuar elitën e futbollit shqiptar. Si Flamurtari – Apolonia, ashtu dhe Tomori – Korabi kanë ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në Vlorë është luajtur gjithçka për gjithçka, atje ku janë shënuar gola, janë humbur njëmbëdhjetëmetërsha, por dhe ka patur karton të kuq. Në fundin e pjesës së parë ka shënuar për Flamurtarin, Pedro Augusto.
Pikërisht ky futbollist në të 66’ ka humbur penalltinë e dhënë për vlonjatët, teksa e ka nxjerrë topin jashtë. Më parë kishte barazuar për Apoloninë, Antoni në të 63’, kurse fierakët një minutë përpara përfundimit të takimit kanë fituar penallti, e cila është pritur nga Kuka. Fierakët e mbyllin ndeshjen me dhjetë futbollistë, kurse në vërshëllimën e fundit të Hamitit, Flamurtari kualifikohet për në finale dhe për shkak të pozicionit më të mirë në renditje.
Ndërkohë në Berat të gjithë janë surprizuar. Keko dërgon Korabin në finale e dibranët shpresojnë të gjithë Kategorinë Superiore, të cilën e sezonin e kaluar e humbën përballë Egnatias. Kështu Play-off i Kategorisë së Parë dhuron emcione të mëdha, të cilat ende nuk kanë përfunduar.