Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Egnatias, që do të luhet nesër në orën 17:00 dhe do të transmetohet në RTSH Sport.
Rrapaj do të jetë gati për nesër?
Rrapaj është një nga kandidatët për të luajtur nesër. Tani për tani ai është pjesë e skuadrës. Ne jemi të fokusuar dhe po mendojmë vetëm për Egnatian.
Si është gjendja e skuadrës?
Jemi profesionistë. Ne po përgatitemi si zakonisht, kemi shumë pak kohë në dispozicion, pasi ndeshjet janë të ngjeshura. Luajtëm me Tiranën tani na pret Egnatia dhe Bylis pra 3 ndeshje për 8 ditë. Eshtë një proçes normal , kjo është pjesë e punës tonë. Është shumë e rëndësishme ta theksojmë se nesër luajmë ndaj kampionëve në fuqi Egnatias. Ne i respektojmë ata, pasi është normale të respektosh ekipin kampion, por si gjithmonë ne duhet të mendojmë fillimisht për veten tonë.
Si e vlerësoni përballjen ndaj Egnatias?
Çdo ndeshje çdo ditë është ndryshe. Në historinë e futbollit nuk ka ndeshje të njëjta, i njëjti rezultat , të njëjta situata. Patjetër ndeshja nesër do të jetë krejt ndryshe nga ajo që luajtëm fazën e parë në Rrogozhinë.
Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një. Jemi ende larg fazë “play-off” dhe ndeshjeve finale. E kam thënë edhe herë tjera mund të bësh gjithçka mirë përgjatë 8 muajve, por në muajin prill nëse pëson dëmtime, mund të shkatërrohet gjithë sezoni. E vetmja mënyrë e drejtë është ti marrim ndeshjet një nga një, të përgatitemi për ndeshjen e radhës.