Teuta dhe Laçi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” e vlefshme për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2.
Një ndeshje me shumë raste, me Laçin që arriti të surprizojë në pjesën e parë duke shënuar në minutën e 30-të me anë të Mjakit. Teuta arriti të vendosë barazpeshën në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 75-të me Jazxhi, i cili goditi saktë me kokë. Në fakt u desh një kohë e gjatë pritje për të vendosur me VAR nëse goli ishte i rregullt.
Në fund, të dy skuadrat u mjaftuan me nga një pikë, pavarësisht rasteve të krijuara. Teuta për momentin ndodhet në vendin e 6-të në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Laçi në vendin e 8-të me 16 pikë.