RTSH Sport Live

Flamurtari, një hap larg titullit kampion

  • 12/05/2022
  • |
  • Basketboll
Flamurtari, një hap larg titullit kampion
Vlonjatet fitojnë edhe finalen e dytë me Partizanin, 82-62, të dielën presin kurorëzimin

Flamurtari në basketboll për femra nënshkruan aktin e dytë të finales, ndërsa është vetëm një hap larg titullit kampion për sezonin 2021-2022. Pikërisht në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, vajzat e Elona Hasanajt kanë fituar me 20 pikë diferencë ndaj Partizanit, 82-62 dhe tanimë kryesojë 2-0 në finalet për titull kampion. Dominimi i vlonjateve është i dukshëm në fushën e lojës, ndërsa kanë fituar periodën e parë, 21-6.

Kërkon të reagojë Partizani, por Flamurtari fiton dhe periodën e dytë 21-20 dhe në pushim kryeson 42-26. 20-18 për Partizanin perioda e tretë me totalin 60-46 për vlonjatet. E fundit 22-16 për Flamurtarin dhe përfundimisht 82-62. Flamurtari të dielën do të luajë ndeshjen e tretë në Vlorë me Partizanin, atje ku do të presë të kurorëzohet kampione për të 24-tën herë, ndërsa është fituese në fuqi e këtij trofeu.