RTSH Sport Live

Flamurtari përforcon mbrojtjen, vjen Frashëri dhe një kolumbian

  • 31/01/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari përforcon mbrojtjen, vjen Frashëri dhe një kolumbian
Vlonjatët kanë firmosur me ish-kapitenin e Skënderbeut dhe mbrojtësin e qendrës që ka luajtur në Panama

Flamurtari ka goditur në merkato duke përforcuar mbrojtjen me dy lojtarë. Bëhet fjalë për një mbrojtës krahu, më saktë ish-kapitenin e Skënderbeut, Erlis Frashëri si dhe kolumbianin, Gustavo Benjumea. Frashëri e ka mbyllur me korçarët dhe tashmë është gati për një aventurë në Kategorinë e Parë.

Gustavo Benjumea, përforcimi tjetër i vlonjatëve në repartin e mbrojtjes, së fundmi ka luajtur në Panama, më konkretisht në skuadrën e Tauro FC.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare :

Erlis Frasheri është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Erlis

Mbiemri:  Frashëri

Datëlindja: 13 Maj 1988

Pozicioni: Mbrojtës

Sezoni i fundit:

2021 - 2024 KF Skënderbeu  (Shqipëri)

Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C

Gustavo Benjumea është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti

Emri: Gustavo

Mbiemri:  Benjumea

Datëlindja: 12 Janar 1996

Pozicioni: Mbrojtës qendre

Kombësia : Kolumbia

Sezoni i fundit:

2023 - 2024 Tauro FC (Panama)

Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C