RTSH Sport Live

Flamurtari prezanton blerjen e radhës

  • 19/01/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari prezanton blerjen e radhës

Flamurtari vazhdon që të përforcojë organikën në këtë sesion të merkatos. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar pak minuta më parë blerjen e mbrojtësit lituanez Justinas Janusevskis.

29-vjeçari luan si mbrojtës qendre dhe është aktivizuar me disa skuadra të ndryshme në kampionatin lituanez, madje ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren e Lituanisë.

Pas Sebastián La Torres, Gersi Diamantit, Arton Podrimcakut dhe Idriz Bathës, lituanezi Janusevskis është afrimi më i fundit në merkaton e janarit te skuadra vlonjate.

Kujtojmë që Flamurtari është një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Superiore dhe aktualisht qëndron në vendin e 4-t në renditjen e Kategorisë së Parë me 30 pikë, 9 më pak se kryesuesit e Bylisit.