RTSH Sport Live

Flamurtari, tjetër triumf në kampionat

  • 04/03/2023
  • |
  • Basketboll
Flamurtari, tjetër triumf në kampionat
Vlonjatet kanë mundur Tiranën dhe bëhen gati për fazën finale të Ligës Unike

Flamurtari e Tirana në basketboll për femra kanë dhuruar një ndeshje spektakolare të shtunën paradite në Pallatin e Sportit në Vlorë. Një takim që është fituar nga lojtaret vendëse me rezultatin e ngushtë 61-58. Vlonjatet janë të vendosura që në periodën e parë, të cilën e kanë fituar 18-13. Po kështu kanë bërë edhe në të dytën, të cilën e fitojnë 19-16 dhe në pushim kanë kryesuar 37-29. Pas pushimit reagon Tirana, e cila në periodën e tretë ka fituar 11-15 duke ngushtuar në 48-44. 13-14 për Tiranën perioda e katërt, por që nuk e ka prishur festën e Flamurtarit, që në fund fiksoon rezultatin 61-58. Pas ndeshjes trajneret e Tiranës dhe Flamurtarit, respektivisht Mirza Alibegaj dhe Elona Hasanaj, kanë dhënë përshtypjet e tyre për këtë takim.

"Tek fusha e Flamurtarit këtu e 20 vjet ne nuk luajmë si zakonisht pesë me pesë, por me disa të tjerë nga pas. Pra luajmë pesë me shtatë dhe këtu nis analiza jonë. Pra që do të luajmë me më shumë kundërshtarë se pesë, prandaj vazhdojmë punën tonë. Vazhdimësia? Qëllimi jonë është futja në finale", ka thënë në përfundim të ndeshjes, trajneria e Tiranës, Mirza Alibegaj.

"Dua të falënderoj të gjitha ata që erdhën të na mbështesin. Ishin me të vërtetë një suport i jashtëzakonshëm. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe ndeshje rivalësh. Dhe dihej që kështu do të ndahej. Kjo ndeshje përfundimisht na vuri të sigurtë në vend të parë dhe pas kësaj ndeshje Play-off e kemi të sigurtë tre ndeshje në Vlorë dhe dy në Tiranë", nënvizoi trajneria e Flamurtarit, Elona Hasanaj.