RTSH Sport Live

Flamurtari – Vllaznia, flasin dy trajnerët

  • 27/09/2022
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Flamurtari – Vllaznia, flasin dy trajnerët
Marcelo Troisi dhe Mirel Josa shprehën opinionin e tyre pas ndeshjes në Vlorë

Ditën e hënë u luajtën takimet e para për Kupën e Shqipërisë. Në Grupin A, surpriza e madhe ishte suksesi i Flamurtarit 2-1 ndaj Vllaznisë, ekipit që është fitues në fuqi e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të Vulaj, por u përmbysën nga vendasit që në pjesën e parë. Një rezultat që konfirmon se vlonjatët duan të bëjnë një surprizë dhe do të përpiqen që të mbrojnë shifrat në duelin e kthimit në Shkodër. Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi do të shprehej:

“Gjatë javës e studiuam Vllazninë dhe ia dolëm ta mundnim. Këto janë fitore me shumë rëndësi. Kuptohet që Vllaznia është një ekip i madh.Ata erdhën këtu për të marrë fitoren, por skuadra jonë e meritoi plotësisht atë. Tani do të shikojmë shanset në ndeshjet e radhës, pasi kemi edhe 90 minuta për të luajtur.

Më pas foli trajneri i Vllaznisë Mirel Josa, i cili u shpreh se kjo humbje erdhi si pasojë e gabimeve individuale dhe se në ndeshjen e dytë që do të luhet në Shkodër, ekipi nuk ka asnjë objektiv tjetër përvec kualifikimit

“Mendoj se duhet ta kishim administruar më mirë avantazhin e krijuar. Flamurtari është skuadër me tradita. Megjithatë kemi dhe një ndeshje të kthimit në Shkodër, ndërsa Vllaznia i ka objektivat e qarta si për kampionat, ashtu dhe për Kupën e Shqipërisë”.