Flamurtari ka arritur një fitore dramatike në javën e 17-të të Kategorisë së Parë, duke mposhtur Valbonën me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar në frymën e fundit. Shkurtaj vendosi fatin e kësaj sfide duke u dhënë tri pikët vlonjatëve.
Fitore edhe për Korabin që ka mposhtur me rezultatin 2-1 Kukësin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë me Mziun dhe Markun që shënuan për dibranët, ndërsa për kuksianët shënoi Beshiraj.
Fitore 1-0 për Burrelin në Lushnje, me golin e Arango në fundin e pjesës së parë.