RTSH Sport Live

Florian Marku, ëndërr e bërë realitet: KAMPION BOTE

  • 25/09/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Florian Marku, ëndërr e bërë realitet: KAMPION BOTE
Boksieri shqiptar ka rrëmbyer titullin në IBF International, duke mundur Maxim Prodan pas 10 raundesh

Florian Marku ka arritur të fitojë titullin kampion bote në peshat e mesme në federatën IBF , duke mundur me pikë pas 10 raundesh rivalin e tij, Maxim Prodan. Një sfidë e nisur ditë më parë me përgjigje dhe kundërpërgjigje mes dy boksierëve, për të dhënë verdiktin përfundimtar gjatë mbrëmjes së sotme në “Tottenham Hotspurs Stadium”.

Një sukses që erdhi me pikë, vendimi i gjyqtarëve pas 10 raundesh, në një duel të dominuar që nga fillimi nga boksieri shqiptar. Siç e ka cilësuar dhe vetë boksieri, kjo ishte ndeshja më e rëndësishme në karrierën e tij. Në total ka zhvilluar 10 ndeshje, ku ka fituar nëntë prej tyre, ndërsa një është mbyllur në barazim.

Pas një ndërtimi të sfidës me një temperament të egër, sidomos gjatë intervistave, Marku ishte shumë më i përmbajtur brenda ringut, duke nxjerrë goditje të sakta për të marrë një fitore me një vendimi të ndarë me rezultatet 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari i tretë dha në mënyrë të çuditshme 99-91 për Prodan.