RTSH Sport Live

Florian Marku “zhduk” problemet me peshën: E kam ëndërruar këtë duel

  • 24/09/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Florian Marku “zhduk” problemet me peshën: E kam ëndërruar këtë duel
Boksieri shqiptar dështoi në përpjekjen e parë për të kapur peshën e duhur, por ia doli mbanë në peshimin e dytë

Florian Marku do të duelojë të shtunën në “Tottenham Hotspurs Stadium”, ku përballë do të ketë Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtarë, IBF, në peshën “welter”. Por dita e sotme ka qënë mjaft e tensionuar për boksierin shqiptar, i cili në momentin që është peshuar ishte 1.8 kg më i rëndë se pesha e lejuar.

Sipas rregullores, Marku kishte vetëm dy orë kohë për të ulur peshën dhe në fund ia ka dalë mbanë. Në momentin që është bërë peshimi i dytë, ai ishte brenda peshës së lejuar. Boksieri shqiptar ka patur dhe një reagim në rrjetet sociale ku ka theksuar:

“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën. Nesër është ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet.Veç Zoti e di sa kam punuar për kto ditë nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua ne Box”.