Komisari teknik i Kosovës, Franko Foda ka publikuar emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve, Grupi C.
Mungesa e madhe tek Dardanët quhet Vedat Muriqi, i cili është dënduar me Majorkën. Ndërsa në skuadër është rikthyer treshja, e cila bëri shumë zhurmë në grumbullimin e fundit. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, Aro Muriç e Florent Muslijën.
Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë. Ndeshjet i përkasin Ligës C të Ligës së Kombeve.