Dy barazimet e fundit në kampionat, kundër Cagliarit dhe Juventusit ishin sa të ndryshme aq edhe dëmtuese për renditjen e Milanit. Kuqezinjtë kanë humbur kontaktet me grupin kryesor dhe kundër Empolit, Paulo Fonseca e di se nuk mund të bëjë më gabime.
“Nuk ndjej më shumë presion se herët e tjera – komentoi trajneri kuqezi – kundër Empolit e dimë se duhet të fitojmë”.
Leao do të jetë në fushë: "Kam përdorur dy strategji me të, njëra nuk funksionoi. Tani është më mirë ta kemi atë në fushë, skuadra ka nevojë për këtë Leao".
“Çfarë duhet të bëjë Milani në krahasim me ndeshjet e tjera në shtëpi për të mundur Empolin? Në Itali skuadrat duhet të kenë dy fytyra sulmuese për t'u përballur me skuadrat e ndryshme. Sulmojnë ndryshe kundër Empolit në krahasim me Juven apo Slovan, ka aspekte të ndryshme për t'u trajtuar dhe fokusuar. Do të jetë një garë shumë, shumë e vështirë”.