Janë mbyllur ndeshjet e javës së tetë në Abissnet Superiore dhe tashmë skenën e rrëmben kombëtarja, që do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Nations League.
Redaksia e RTSH Sport ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës që sapo u mbyll në Abissnet Superiore.
Në portë qëndron Qarri i Vllaznisë. Mbrojtja përbëhet nga Bytyçi (Partizani), Simeu (Teuta), Preka (Partizani) dhe Meksi (Dinamo). Në mesfushë janë përzgjedhur Dodaj (Vllaznia), Qato (Vllaznia), Aleksi (Egnatia) dhe Zabërgja (Dinamo), ndërsa në sulm është dyshja Nasr (Teuta)- Vuthaj (Egnatia).