Për Max Verstappen 2023 në formula 1 ishte, ishte një sezon i jashtëzakonshëm, cili do të vendoset me siguri në faqet e historisë botërore të këtij sporti. Piloti holandez i Red Bullit, me fitoren në Abu Dhabi, i çoi në nëntëmbëdhjetë sukseset e këtij viti. Ndaj ai meriton notën 10 për perfeksionin e treguar në çdo garë të këtij sezoni, përtej rekordeve të tjera të arritura gjatë tij.
Për Ferrarin rritja në botërorin 2023 ishte e dukshme, sidomos në pjesën e dytë të Kampionatit Botëror. Por njëvendëshet e kuqe megjithëse ishin të shpejta, nuk arritën të konkurronin dot kundërshtarët e tjerë, Red Bulli, Mercedesin dhe Mc Larenin. Me pesë podiume për Charles Leclerc dhe tre të Carlos Sainz, Ferrari nuk arriti ta mbyllë në vendin e dytë botërorin 2023 të Formula 1.
Vendi i dytë në botëror për konstruktorë, i shkon Mercedesit, por me më pak se gjysmën e pikëve të arritura nga Red Bulli. Një faktor ky, për të cilin Mercedesi nuk duhet të mburret. Asnjë fitore për Shigjetat e Zeza por që sërish dolën më mirë se rivalët e tyre të drejtpërdrejtë, Ferrari.