Çmimi i Madh i Japonisë në Formula 1 do të zhvillohet në Suzuka të paktën deri më 2029. Kështu kanë njoftuar organizatorët e Kampionatit Botëror të Formula 1. Në përfundim këtë vit, kontrata që lidh Formula 1 me cirkuitin mitik japonez, një ndër më të preferuarit nga pilotët, është zgjatur në fakt për pesë sezone.
Për herë të parë në historinë e vet Çmimi i Madh i Japonisë, mbajtur në Suzuka që nga 1987 (përjashtim bën vetëm 2007 dhe 2008 kur është garuar në Cirkuitin e Malit Fuxhi) do të zhvillohet në pranverë dhe jo në vjeshtë.
Federata Botërore e Formula 1 në fakt ka vendosur të harmonizojë kalendarin e Kampionatit Botëror të Formula 1 për të reduktuar ndikimin e tij mjedisor dhe gara japoneze, e katërta e sezonit, do të organizohet pra në fillimin e muajit prill vendosur mes Australisë dhe Kinës.