U nis nga “Pole Position” dhe nuk e lëshoi vendin e parë deri në përfundimin e garës. Lando Norris fiton Çmimin e Madh të Singaporit, duke lënë pas Max Verstappen dhe Oscar Piastrin.
George Russell përfundoi garën i katërti përpara Charles Leclerc i cili ndryshoi ritmin drejt fundit të garës. Leëis Hamilton përfundon Çmimin e Madh të 350-të të karrierës së tij në vendin e gjashtë përpara Carlos Sainz dhe Fernando Alonso.
Norris fiton garën e tij të tretë në karrierë dhe zvogëlon në 52 pikë diferencën me Verstappen në renditjen e pilotëve. Ndërsa McLaren shkëputet akoma më shumë në vendin e parë në renditjen e konstruktorëve.