Lando Norris me McLarenin e tij fiton Çmimin e Madh të Australisë, garën e parë të sezonit 2025 në Formula 1. Verstappen mbyll garën në vendin e dytë, ndërsa Russell renditet në shkallën më të ulët të podiumit.
Debutim ëndrrash për Antonellin, që përfundon garën i pesti. Zhgënjejnë makinat Ferrari me Leclerc në vendin e tetë dhe Hamilton në vendin e 10-të.
Ndodh gjithçka në Melburn, ku kushtet atmosferike marrin rolin e protagonistit.