RTSH Sport Live

Tirana, surpriza e Kupës së Shqipërisë

  • 15/03/2025
  • |
  • Sporte të tjera
Tirana, surpriza e Kupës së Shqipërisë
Rrëmben trofeun në Korçë dhe bëhet fituese për herë të dymbëdhjetë

Tirana është për herë të dymbëdhjetë fituese e Kupës së Shqipërisë. Dhe në mënyrë surprizë dhe të jashtëzakonshme ka arritur ta marrë këtë trofe në Korçë, teksa ka mundur 3-2 Skënderbeu. Skuadra korçare e ka nisur mirë sfidën, teksa ka fituar setin e parë 25-18. Një dëmtim i Moreiro De Souza në setin e parë duket se prish planet e Kojës. Madje ashtu të dëmtuar e aktivizon në setin e dytë, ndërsa Skënderbeu është në një ditë jo duke humbur 15-25.

Reagon dhe një herë skuadra korçare, teksa ka fituar setin e tretë, 25-17. Tirana nuk dorëzohet fiton setin e katërt 18-25 dhe atë final 11-15 dhe 3-2. Enkelejda Braho ishte lojtarja më e mirë e kësaj finaleje, kurse Tiranës, që rikthehet tek trofetë pas tre vitesh, kupën ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.