RTSH Sport Live

Formula 1, tri gara radhazi në nëntor

  • 04/11/2021
  • |
  • Formula 1
Formula 1, tri gara radhazi në nëntor
Skuadrat ankohen se janë të lodhura nga udhëtimet e gjata

Formula 1 përballet me një sfidë logjistike dhe njerëzore gjatë muajit nëntor për të përfunduar tre gara në tre fundjavë radhazi, secila në një pjesë të globit: Meksikë, Brazil dhe Katar. Udhëtimi nga çdo kryeqytet evropian është rreth 46 orë fluturim dhe rreth 28,000 kilometra distancë të grumbulluar. Një sfidë për skuadrat, mekanikët, pilotët dhe anëtarët e tjerë të skuadrave që mund të ndikojë gjithashtu në luftën për titullin midis Verstappen dhe Hamilton. Holandezi mbërrin në Mexico City me dymbëdhjetë pikë më shumë se anglezi dhe qarku meksikan është, në teori, i favorshëm për Red Bull. Kështu ka qenë në të kaluarën, me kthesat e ngadalta që do të shpërblejnë performancën e RB16B. Avantazhi i motorit Mercedes ende ekziston.

Megjithatë gjithçka është e hapur. Me mbingarkesën e kalendarit, pasojë e COVID-19, debati për përpjekjet e bëra nga mekanikët e një skuadre F1 dhe periudhat e gjata që ata kalojnë larg familjeve të tyre kanë shkuar në veshin e drejtuesve të F1. Disa skuadra kanë bërë ankesa publike, megjithëse të gjitha kanë miratuar kalendarin aktual. Megjithatë, lodhja fizike është një problem që mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në rezultatin e një gare: një gabim në ndërrimin e gomave, që mund të zgjasë më shumë sekonda, mund të vendosë edhe fatin e një kampionati botëror. Në nivel sportiv, dy çmimet e tjera të mëdha në nëntor do të jenë më se të rëndësishme.

 Në Brazil, do të bëhet klasifikimi i tretë dhe i fundit me garën sprin të sezonit: dy starte, dy gara dhe më shumë pikë në lojë. Interlagos është një tjetër prej atyre asfalteve që historikisht i buzëqeshi Red Bull-it dhe jo aq shumë Mercedesit. Sa i përket Losail, qarku i Katarit është i panjohur për F1, pa referenca dhe nuk ishte planifikuar as para verës. Dhe përshtatja e makinave atje do të jetë e vështirë.