RTSH Sport Live

Formula 1: Verstappen fiton në Kanada, zhgënjen Ferrari

  • 09/06/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Formula 1: Verstappen fiton në Kanada, zhgënjen Ferrari

Fitorja e tretë radhazi për Max Verstappen në Montreal. Kampioni holandez fiton Çmimin e Madh të Kanadasë. Në shkallën e dytë të podiumit ngjitet Lando Norris me McLaren përpara George Russell (Mercedes) që nisi nga pole position.

Një garë për t'u harruar për Ferrari-t, të cilët e nisën nga rreshti i gjashtë pasi u përjashtuan nga faza finale e kualifikimeve. Charles Leclerc dhe Carlos Sainz të dy u detyruan të tërhiqen, gjë që nuk kishte ndodhur për dy vjet.

Probleme të njësisë së energjisë për Monegaskun, dalje nga pista për spanjollin. Lewis Hamilton përfundon në këmbët e podiumit, Oscar Piastri vulos pesëshen e parë përpara dy Aston Martin të Fernando Alonso dhe Lance Stroll.