RTSH Sport Live

FSHF “zbarkon” për herë të parë në SHBA

  • 24/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
FSHF “zbarkon” për herë të parë në SHBA
Seleksionim kuqezi me futbollistë të datëlindjes 2005-2009

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë seleksionimin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me futbollistë të ditëlidnjes 2005-2009. Një eksperiencë unike dhe një shans i shkëlqyer për të gjithë djemtë që morën pjesë në këtë aktivitet dhe patën mundësi të tregonin vlerat e tyre para stafit organizator dhe trajnerëve.

Më shumë se 126 futbollistë u paraqitën në zonën e Nju Jorkut dhe u testuan për orë me radhë. Stafi organizator që udhëhoqi këtë stazh stërvitor përbëhej nga ndihmës trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli e shumë emra të tjerë.

Vetë futbollistët janë shfaqur mjaft entuziastë për këtë seleksionim dhe kanë vlerësuar nismën e FSHF-së dhe të stafit organizator.