RTSH Sport Live

Fulham, tribunë e re super luksoze, ka edhe pishinë!

  • 27/03/2024
  • |
  • Futboll Bota
Fulham, tribunë e re super luksoze, ka edhe pishinë!
Ide inovative e klubit londinez, dedikuar shikuesve VIP që do të ndjekin ndeshjet në Craven Cottage

Craven Cottage në Londër po ndryshon. Shtëpia e Fulham-it, aktualisht e 12-ta në Premier League me 38 pikë, është gati t'u japë tifozëve dhe entuziastëve një eksperiencë të re të pabesueshme. Do të ndërtohet një tribunë VIP e shoqëruar me një lokal në lartësinë e çatisë së stadiumit dhe mbi të gjitha me një pishinë, ku mund të pushojnë gjatë ndeshjeve të Cottage.

Ideja e re e Fulham menjëherë është bërë virale në internet. Neë Riverside Stand, një tribunë që do të pasurohet me një hapësirë ​​dedikuar tifozëve që duan të shijojnë 90 minutat e Cottagers në një mënyrë sa të pazakontë aq edhe ndryshe.

Ka një bar dhe një pishinë ekskluzive, plus një pamje të mrekullueshme të kryeqytetit anglez. Një nismë, ajo e drejtuesve të skuadrës, e cila ka ndezur jo pak polemika. Tifozët historikë të Fulham, në fakt, kanë kontestuar çmimet e fushatës së biletave sezonale 2023-24. Tani, një politikë korporative e orientuar drejt turizmit dhe pritjes së njerëzve të pasur ose atyre që kërkojnë përvoja.