RTSH Sport Live

Futsal Euro 2026, trajneri Resuli fton 14 futbollistë për ndeshjet e radhës kundër Armenisë

  • 23 orë para
  • |
  • Kombëtarja
Futsal Euro 2026, trajneri Resuli fton 14 futbollistë për ndeshjet e radhës kundër Armenisë
Ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë më 1 shkurt, ora 14:00, ndërsa ndeshja e dytë më 5 shkurt në Tiranë në ora 19:00.

Shqipëria e Futsallës ngre siparin e ndeshjeve kombëtare për vitin 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të luajnë dy ndeshjet e radhës të të vlefshme për kualifikueset e “Futsal Euro 2026” kundër Armenisë.

Në kuadër të këtyre dy sfidave të rëndësishme, trajneri Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë. Ndeshja e parë ndaj Armenisë do të zhvillohet në transfertë më 1 shkurt, në ora 14:00 (CET) dhe më pas kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë më 5 shkurt në Tiranë në ora 19:00. Kuqezinjtë janë grumbulluar nga kjo pasdite në kryeqytet dhe do të stërviten në Parkun Olimpik “Feti Borova”

Shqipëria e Futsallit është pjesë e grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë me 3 pikë, teksa kanë marrë një fitore ndaj Danimarkës dhe një humbje me Kazakistanin.