Stambolli pret me padurim ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Beshiktashit. Ndeshja, e cila do të mbahet të hënën në orën 18:00, pritet që të transmetohet në më shumë se 100 vende të ndryshme të globit.
Sipas transmetuesit zyrtar, në stadium do të jenë 25 kamera dhe një dron. Ndeshja do të jetë mjaft e luftuar pasi luajnë dy vendet e para të klasifikimit. Gallata udhëheq tabelën e renditjes pasi në 9 takime ka grumbulluar 25 pikë ndërsa Beshiktashi i Muçit e ndjek me 20 pikë në tetë takime.