RTSH Sport Live

Gentiana Beqa, Kampione e Mesdheut

  • 14/11/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Gentiana Beqa, Kampione e Mesdheut
Pas medaljes së artë në Botëror, tanimë vijnë dhe dy të tilla nga “mbretëresha” e badibilldingut

Gentiana Beqa sjell të tjera trofe ndërkombëtar në Shqipëri në sportin e badibilldingut. Pasi ishte shpallur Kampione e Botës në muajin tetor, kjo në Jeongjiu të Koresë së Jugut, tanimë është dhe Kampione e Mesdheut dhe kjo në dy kategori: Senior Women's Wellnes Fitness dhe Master Women's Wellnes Fitness.

Ndërkohë Shqipëria është përfaqësuar dhe në Kampionatin Botëror në Spanjë, ndërsa rezultatin më të mirë e ka patur Dorina Mojallia vendi i tetë në Bikini Fitness në gjatësin 1.72 metra. Megjithatë tre medaljet e arit të Gentiana Beqes e bëjnë badibilldingun shqiptar të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.