RTSH Sport Live

Gjergji Kote rinovon me Partizanin

  • 5 orë para
  • |
  • Abissnet Superiore
Gjergji Kote rinovon me Partizanin

Partizani njofton se ka rinovuar kontratën e mesfushorit Gjergji Kote. 20-vjeçari ka zgjatur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas deri ën vitin 2029.

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20-vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar”, shkruhet në njoftimin e klubit.